• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

25-vjeçarja vdes një orë pasi sjell në jetë fëmijën, arrestohen dy mjekët pas akuzave të familjarëve

23 April, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka lindur fëmijën e saj të parë. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se e reja ka lindur me operacion, lindje çezariane. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por një orë pas lindjes, 25-vjeçarja Rexhina Debrova ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak.

Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi. Ndërkohë mësohet se mjekun kardiolog, Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, që ishin të pranishëm në sallën e operacionit janë arrestuar nga policia. Urdhëri ndalimi për dy mjekët është dhënë nga Prokurori, Xhiljano Seferi pas dëshmive të marra. Nga ana tjetër mësohet se Kardiologu, Ibaj ka një provojë pune në këtë profesion 25-vjeçare, ndërsa reanimatori, Thana ka rreth 30 vite që ushtorn profesionin e tij.

E reja 42 javëshe është shtruar me diagnozën “soferrencë fetale progrediende”.

Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën. Por familjarët thonë se mjeku kardilog ka mbërritur një orë me vonesë, teksa nëna e re ndërroi jetë.

25-vjeçarja e kishte lindjen e parë.

Viktima, 25-vjeçarja Rexhina Debrova
Nga pamjet që sjell korrespondenti i Report Tv në Elbasan, situata është mjaft e rëndë. Lot e britma të familjarërëve në hollin e Maternitetit të Elbasanit, pasi e afërmja e tyre është ndarë nga jeta. Në ambientet e spitalit kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

Mjekja e shërbimit gjinekologjik, Teuta Ilirjani, në një prononcim për Report Tv tha se gruaja i ka bërë ekzaminimet para një muaji, përfshirë edhe zemrën, ku kishte rezultuar në rregull. Por sot ka ardhur në situatë urgjence dhe aty nuk bëhen të tilla ekzaminime.

“Pacientja është shtruar me barrë të vonuar, dy javë nga java që duhej të linde dhe është ndërhyrë. Operacioni ka shkuar mirë, foshnja mirë. Si operacion ka qenë shumë në rregull. Këto janë raste shumë të rralla në gjithë botën njihen, unë jam e tronditur nga ky fakt, ka kohë që s’ndodh kjo në maternitetin tonë. Vajzës i ishte vonuar data e lindjes. Këto raste njihen, nuk janë vetëm te ne janë kudo”, tha mjekja nga materniteti i Elbasanit.

Sipas familjarëve e ndjera i kryente analizat rregullisht, ndërsa gjatë gjithë shtatzënisë nuk ka pasur asnjë problem.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Drejtoria e spitalit rajonal të Elbasanit ku ka sqaruar edhe se si rrodhi ngjarja. Sipas shpjegimit që ka dhënë ky institucion pacentja që humbi jetën ka ardhur në spital me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur menjëherë në sallë ku u asistua edhe lindja e fëmijës.

“Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin maksimal, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator tromboemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën. Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës.” thuhet ndër të tjera në reagimin e Drejtorisë se spitalit rajonal të Elbasanit.

Ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin shkakun e ndarjes nga jeta të nënës 25-vjeçare dhe nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga ana e bluzave të bardha në dhënien e ndihmës mjekësore në kohë.

Paraardhëse

Lind “Bindja Demokratike”, logoja e re i habit të gjithë

Pasardhëse

Burri i Prelës kontrollon lejet e ndërtimit në Tiranë, post që i kanë besuar Rama-Veliaj”

Pasardhëse

Burri i Prelës kontrollon lejet e ndërtimit në Tiranë, post që i kanë besuar Rama-Veliaj"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.