Bindja Demokratike hedh hapin e madh. Lëvizja më e re në radhët e të djathtës ka bërë sot regjistrimin në gjykatë duke nxituar kështu që të regjistrohet edhe në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme. Nëse regjistrimi ishte diçka që pritej, kjo parti erdhi edhe me disa çudira që pak veta mund ta kishin menduar.
Ajo që bie në sy është logoja e Bindjes Demokratike, shumë e ngjashme me atë të Partisë Demokratike. Për rrjedhojë në fletën e votimit, një zgjedhës shqiptar do ta ketë të vështirë të dallojë logot nga njëra-tjetra. Ngjyra e fortë blu dhe B-ja në vend të P-së janë i vetmi ndryshim mes BD dhe PD.
Gjithashtu hapi i radhës është krijimi i bordit të kësaj partie i përbërë nga ish-demokratë, ish-anëtarë të Kryesisë së Parisë Demokratike të lënë jashtë tashmë nga Basha.Mes tyre janë Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli.
Diskutime rreth kësaj post