Drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila rrezikon të shkarkohet nga kolegji i posaçëm i apelimit për shkak të pasurisë së paligjshme duket se ka shumë arsye se përse ka bllokuar dosjet e krimit dhe korrupsionit të ministrave dhe kryebashkiakëve të Edi Ramës.
Vitin që Edi Rama përmes Erion Veliajt, mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, bashkëshorti i Donika Prelës, Vangjel Prela ka marrë një post shumë të rëndësishëm në bashkinë e Tiranës. Në vitin 2015 që përkon me marrjen e bashkisë nga Partia Socialiste bashkëshorti i Donika Prelës është emëruar përgjegjës në sektorin e kontrollit të zbatimit të lejeve të ndërtimit në Tiranë.
Dihet se çfarë rëndësie ekonomike kanë lejet e ndërtimit në Tiranë dhe sa peshë ka ky post në Bashkinë e Tiranës. Më parë kur bashkia drejtohej nga Lulzim Basha, bashkëshorti i Prelës ka qenë një specialist i thjeshtë në këtë bashki.Rastësi ose jo por pas ngritjes në detyrë të burrit në Bashkinë e Tiranës në detyrë është ngjitur edhe vetë Donika Prela. Adriatik Llalla “ushtar” i Sali Berishës dhe i Ilir Metës u rrëzua si Kryeprokuror, ku iu sekuestrua dhe një pjesë e pasurisë dhe u shpall “non grata” nga amerikanët.Llalla u zëvendësua nga Arta Marku. Asgjë nuk ndryshoi në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.
Thjesht u zëvendësua një ushtar me një besnike partie.Sipas “Pamfleti.net”, Marku u emërua me forcë nga Rama me më pak se 70 vota në Parlament, me justifikimin vetëm për disa javë por po kalojnë vite dhe ajo po tregohet besnike e politikës. Arta Marku në 9 janar të 2018-ës e emëroi Donika Prelën në krye të Prokurosrisë për Krimet e Rënda.Ky ndryshim nuk solli asgjë vetëm sa u blindua më tej kultura e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Organi i akuzës nga duart e Metës e Berishës kaloi në duart e Edi Ramës.
Me ndryshimin e ligjeve përgjegjësuinë e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta e ka Prokuroria për Krime të Rënda.Kapja e Vangjush Dakos në lidhje më bandat e drogës, çështja e vëllait të Fatmir Xhafaj, afera e Gjiknurit me Bashkim Ulaj në Unazën e Madhe e të tjerë treguan se kjo Prokurori është në duart e Edi Ramës.Por a mundet që Donika Prela e ngjitur në detyrë nga pushteti dhe me burrin e emëruar nga pushteti te lejet e ndërtimit të luftojë ministrat dhe kryebashkiakët e korruptuar?
Diskutime rreth kësaj post