“Palmer më mori në telefon dhe më tha që të mos djeg mandatet, por unë se pyeta, jam qytetare e Shqipërisë. Sa palmera dhe palmolive do hyjnë në Shqipëri… Palmer po del në pension, ai nuk paguan taksat e shqiptarëve”, – u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi disa kohë më parë.
Kjo deklaratë “i ka kushtuar shtrenjtë” Monika Kryemadhit, pasi zv.ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer i ka bërë daljen kryetares së LSI-së.
Mësohet se Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Lajmin e bëri me dije sot ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Ai do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.
Diskutime rreth kësaj post