• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zyrtari i lartë amerikan: Shqipëria do të marrë helikopterë “Black Hawk”, në Kuçovë janë vendosur raketahedhëset “Patriot”

24 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
502
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aktualisht NATO nuk ka plane konkrete për të ndërtuar tjetër bazë ushtarake në Shqipëri përveç bazës ajrore të Kuçovës, ndërkohë që qeveria shqiptare pritet të marrë brenda vitit 2023 helikopterë “Black Hawk” si pjesë e shtimit të kapaciteteve ushtarake.

Këtë e tha për Euronews Albania kreu i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen në Ambasadën e SHBA, Erol Munir. Duke komentuar stërvitjen “Defender Europe 2021”, të cilën Munir e cilësoi si “jashtëzakonisht të suksesshme”, ai tha se vitet e fundit Shqipërinë e kanë vizituar disa gjeneralë të rëndësishëm të NATO-s për të shqyrtuar mundësinë për investime.

“Aktualisht nuk kemi asnjë plan për të ndërtuar baza të NATO-s në Shqipëri, por së fundmi kemi pasur vizitën e tre gjeneralëve të rëndësishëm në Shqipëri, një prej të cilëve Gjenerali [Tod D.] Wolters, komandanti i forcave amerikane të vendosura në Evropë, gjithashtu gjeneralët e tjerë bënë një vlerësim të infrastrukturës së Shqipërisë… do të shikojmë bazat që janë të vendosura në Shqipëri për të pasur në vëmendje nëse mund të kemi investim në të ardhmen, por aktualisht nuk kemi ndonjë plan konkret përveç asaj që kemi në Kuçovë, e cila do të fillojë punimet së shpejti këtë vit”, u shpreh Munir.

Zyrtari amerikan tha se në bazën e Kuçovës tashmë janë vendosur raketahedhëset “Patriot”, të cilët janë fjala e fundit e teknologjisë së sigurisë ushtarake.

Munir tregoi se në stërvitjen “Defender 21” morën pjesë forca nga 26 vende të ndryshme të botës, të cilat erdhën në Shqipëri me armatime të ndryshme detare, tokësore dhe ajrore. Ai tha se 12 helikopterë “Black Hwk” ishin pjesë e stërvitjes dhe më tej njoftoi se së shpejti helikopterë të tillë do të ketë edhe Shqipëria.

“Shqipëria do të marrë dy helikopterë Blakc Hawk në vitin 2023”, tregoi Munir.

“Do të vazhdojmë të ndihmojmë forcat e armatosura shqiptare për të shtuar kapacitetet e tyre dhe kjo nuk do të ndalojë për kohën që do të vijojë”, shtoi zyrtari amerikan.

Kreu i Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrotjjen në Ambasadën e SHBA tha se Shqipëria u zgjodh për stërvitjen ushtarake të NATO-s prej gjeografisë, pozicionit gjeostrategjik, prej faktit se është “pro-amerikan” dhe ka kapacitetin për pritjen e forcave. Munir tha se plani i forcave të Aleancës së Atlantikut të Veriut është që të jetë gati për ato që mund të ndodhin në situata, apo kriza të caktuara të Evropës.

Pjesëmarrës në stërvitje ishin edhe një grup prej Forcave të Sigurisë së Kosovës, për të cilët Munir tha se ishte i lumtur për bashkëpunimin e tyre. Zyrtari amerikan tha se stërvitja “Defender Europe 2021” është vetëm fillimi dhe se pritet që në vazhdim ushtarë nga SHBA të vijojnë të vijnë në Shqipëri për t’u trajnuar.

FOTO:

Paraardhëse

“Ai duhet thirrur me dhunë nesër”, Spartak Braho i kërkon komisionit të votojë propozimin për Metën: Ky president nuk ka karakter

Pasardhëse

Zgjedhjet e 25 prillit: PD bën një tjetër lëvizje

Pasardhëse

Zgjedhjet e 25 prillit: PD bën një tjetër lëvizje

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.