Zëvëndës-kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të hiqet taksa në “Rrugën e Kombit” për turistët kosovarë.
Bislimi e bëri kërkesën ditën e sotme gjatë takimit të mbajtur me ministrin e Shqipërisë të Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ku u diskutua për zhvillimin e turizmin mes dy vendeve. Ai tha gjatë konferencës së përbashkët me Klosin se “duam shumë që kufiri të jetë moment rekalsi e jo pengesë për të bërë biznes”.
“Kërkojmë që të gjendet në zgjidhje të paktën e përkohshme për eliminimin e detyrimit përkohshëm për të paguar për tunelin në Kalimash për arsye se kjo po shkakton vonesa”, tha Bislimi.
Nga ana e tij, ministri Klosi foli vetëm për rëndësinë e promovimit të turizmit të përbashkët, duke mos përmendur fare taksën prej 5 euro që paguhet në Kalimash.
“Për të dy qeveritë tona është një vendimmarrje e përbashkët që turizmi nuk është vetëm një kënaqësi, është një kontribuues i rëndësishëm në ekonomi dhe buxhetet tona. Prandaj, do të bëjmë gjithçka që oferta Kosovë-Shqipëri të jetë një realitet. Deti është i të gjithë shqiptarëve dhe bjeshkët po ashtu duhet ta shikojnë ofertën. Është e pafalshme që të kemi kufi edhe në bjeshkë. Folëm qartë që parqet tona të jenë parqe që nuk e njohin kufirin administrativ”, tha Klosi.
Diskutime rreth kësaj post