Selia e Partisë Demokratike ka njoftuar se të dielën më 16 maj në orën 17:00 do të zhvillohet një mbledhje me rend dite, “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.
Njoftimi i plotë:
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë!
Ditën e diel, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.
Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.
Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.
Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!
Me respekt,
Sektetari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”, shkruhet ne njoftim.
Diskutime rreth kësaj post