Analisti Ben Andoni ka folur përjashtimin e deputetit Sali Berisha nga grupi parlamentar, vendim i cili u mor ditën e djeshme nga Kryedemokrati Lulzim Basha.
Andoni shprehet se nga dita e sotme Basha do të kalojë në funksionin e liderit që sipas tij do të jetë i frikshëm.
“Unë besoj se ka një fill logjik. Kisha paralajmëruar se Basha do të jetë njeriu i parë që që do e lëshoj Berishën. Kjo kishte një sens, për të ardhmen e PD por edhe për pragmantizimin e Bashës. Basha është një pragmatist politik. Personalisht mendoj se Basha dhe Rama kanë mangësi për sa i përket filozofisë politike. Marrin vendime jo në kohën e duhur por në momentin e interesave të duhura.
Basha ka hapur rrugën për të ardhmen. Nga dita e sotme mendoj se Basha kalon në funksionin e liderit , dhe mendoj se Basha do të jetë i frikshëm përsa i përket pjesës autokratike të tij. Berisha autokracititetin e mbulonte edhe me karizmën dhe me atë që bëri për PD. Prisja që Berisha të bënte një tërheqje të moderuar shumë herë përpara”, – u shpreh Ben Andoni.
Diskutime rreth kësaj post