• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Zhgënjyese”, diplomati amerikan mesazh të fortë BE-së: Nisja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk duhet shtyrë përtej këtij viti

20 September, 2021
në Botë, Kryesore
0
221
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I dërguari amerikan për Europën Juglindore, Gabriel Escobar ka shprehur indinjatën me Bashkimin Europian për arsyen se po vazhdon ta vonojë perspektivën e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Eskobar, nisja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk duhet shtyrë përtej këtij viti. Uashingtoni pret nga Brukseli që ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Europian.

Gabriel Escobar u caktua këtë muaj si i dërguari i Departamentit të Shtetit për rajonin. Zv.ndihmës sekretari për Çështjet e Europës dhe Eurazisë tha se prej dy dekadash shtetet e Ballkanit janë lënë në gjendje amullie nga BE-ja.

“Të kthehesh 20 vite më vonë dhe të shohësh sa pak progres është arritur në këtë drejtim, është disi zhgënjyese. Do donim të shihnim një integrim më të shpejtë,” u shpreh Escobar në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Radio Evropa e Lirë”.

Kroacia është vendi i fundit që iu bashkua unionit në vitin 2013 dhe zyrtari amerikan shpreson që me angazhimin e Amerikës, kjo perspektivë t’i hapet së shpejti edhe fqinjëve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia. Negociatat për anëtarësim në rastin e Shqipërisë janë të lidhura me zgjidhjen e një konflikti dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Janë ofruar disa zgjidhje të mira për kompromis, por palët e kanë kthyer çështjen e tyre në një problem shumëpalësh që i prek të gjithë. Do doja që bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillonin që këtë vit sepse e meritojnë të dyja,” shprehet diplomati amerikan.

Gabriel Escobar thekson se integrimi i rajonit është një detyrim strategjik.Por në axhendën e të dërguarit të Amerikës do të jetë edhe adresimi i mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë që vijon ta mohojë shtetin e ri.

Paraardhëse

“Qeveria që u betua dje, produkti mafioz i turpit historik të 25 prillit”, Vasili: SHBA dhe OSBE i kanë damkosur qartë

Pasardhëse

Presidenti Meta zgjedh Malin e Tomorrit për të kaluar fundjavën, ja kush e shoqëron (FOTO)

Pasardhëse

Presidenti Meta zgjedh Malin e Tomorrit për të kaluar fundjavën, ja kush e shoqëron (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.