• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjerimi 18.4 milionë euro i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, shpallet fituesi për mbikëqyrjen

23 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
400
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas shpalljes së kompanisë fituese për tenderin e zgjerimit të rrugës Elbasan Qafë Thanë nga Autoritetit Rrugor Shqiptar ku fitues ishte kompania Alb-Building me ofertën 2.1 miliardë lekë (18 milionë euro) pa TVSH, së fundmi është konfirmuar edhe emri i kompanisë mbikëqyrëse.

ARRSH njoftoi se INVICTUS është kompania fituese për kontratën e supervizionit ““Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë Thanë, (Faza 1)” me një vlerë 18.4 milionë lekë.

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga rrugët më të rëndësishme në vend, pjese e korridorit VIII, që si itinerar ka Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

“Për vendin tonë, ky aks rrugor lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit dhe shtetit tonë me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Nga ana e MIE është kërkuar realizimi i një ndërhyrje për përmirësimin e kushteve të lëvizjes së automjeteve në segmentin rrugor nga Dalja e Qytetit të Elbasanit deri në Qafë Thanë. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km. Gjithashtu, nga investitori është kërkuar që ndërtimi të ndahet në disa faza, duke e bërë më fleksibël realizimin e veprës, si nga ana manaxheriale ashtu dhe nga ana ekonomike”, thuhet në dokument.

Teksa gjatësia është 50 kilometra ndërhyrja e parë përfshihet një segment prej 5 kilometrash.

“Projekt fillon në dalje të Fshatit Labinot-Fushë në km 1+440 dhe përfundon në fshatin Mirakë, në km 6+500 dhe ka një gjatësi prej 5060ml. Në pjesën e fillimit, ky segment rrugor shtrihet mbi trasenë e rrugës ekzistuese (deri në km 2+690) pastaj gjurma e rrugës kalon komplet në buzë të lumit Shkumbin, në formën e një by-pass-i për zonën e fshatit Xibrakë, ku parashikohen edhe mbrojtje lumore dhe vepra të ndryshme hidroteknike. Kjo zgjidhje shmang edhe problematikën e madhe të kalimit nën Hekurudhë në km 3+020, në fillim të fshatit Xibrakë”, thuhet në dokument.

Parametrat e aksit kryesor janë të tillë: kategoria e rrugës: B , ndërurbane parësore, gjatësia e segmentit kryesor: 5060 ml, gjerësia e kurorës: 23.5 m dhe vija e kalimit: dy korsi për secilën anë me nga 2.75 metra. /Monitor

Paraardhëse

Lleshaj trondit qeverinë: Porti i Durrësit, skemë për pastrim parash. Qyteti s’ka nevojë të jetë Dubai i Mesdheut

Pasardhëse

Për personat me yndyrë të lartë, mjekja Albana Daka: Duhet që të ulin sa më shumë konsumimin e këtyre 3 ushqimeve

Pasardhëse

Për personat me yndyrë të lartë, mjekja Albana Daka: Duhet që të ulin sa më shumë konsumimin e këtyre 3 ushqimeve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Zbardhet vendimi që mori Gjykata e Apelit ndaj Ervin Salianjit

Nga lajme4
30 January, 2023
0

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur shtyrjen e seancës ndaj deputeti të Partisë Demokratike, Ervin Salianjii për çështjen tashmë...

Reshje dëbore dhe temperatura ekstreme të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për këtë javë

30 January, 2023

“Rama, kungull”, Kryemadhi krahason politikanët me perime: Basha fluturoi me presh

29 January, 2023

Zihen keq Luizi dhe Kiara: Të jetë hera e parë dhe e fundit që ma thua atë fjalë

29 January, 2023

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun

29 January, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.