Me anë të një postimi në rrjetin social, Donald Trump, vazhdon të bëjë thirrje të ndalohet numërimi i votave. Nëpërmjet Twitter, shefi i Shtëpisë së Bardhë kërkon ndalimin e këtij procesi.
”Ndaloni numërimin’’, shkruan Trump.
Ditën e djeshme, presidenti depozitoi padi në Gjykatë, ku kërkoi ndalimin e numërimit në shtetin e Miçiganit dhe të Pensilvanisë.
Këto shtete, pritet të jenë vendimtare në përcaktimin e rezultatit përfundimtar.
Sipas mediave amerikane, deri më tani kryeson kandidati demokrat, Joe Biden me 264 vota elektorale, ndërsa Donald Trump ka 214.
STOP THE COUNT!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 5, 2020
Diskutime rreth kësaj post