Kryeministri i dorëhequr, njëherësh kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se deputetët e partisë së tij do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht, në seancën e jashtëzakonshme.
Haradinaj e ka cilësuar të dëmshme për vendin sipas tij, nëse ndonjë subjekt politik i shmanget zgjedhjeve dhe tenton të krijojë qeveri teknike me kryeministër konsensual.
Kryeministri i dorëhequr, mes të tjerash ka deklaruar se AAK-së nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh parazgjedhor. Sakaq, ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në, LVV-në dhe PDK-në, ndërsa pohoi se ishte pro koalicionit me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR.
“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së. Unë e kam pasur për nder t’i shërbej vendit së bashku me PDK-, AKR-në dhe Nismën. E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN”, tha Haradinaj, në një intervistë për RTV21.
I pyetur më tej nëse do t’i kërkonte partia e Fatmir Limajt postin e kryeministrit për futje në zgjedhje, ai ka thënë se AAK akoma nuk ka pranuar një propozim të tillë.
Diskutime rreth kësaj post