Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari shprehet se opozita do të ketë një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Ai ka parlarajmëruar PS se mund të humbasë deputetët në disa nga qarqet e vendit.
“LSI është në rrugën e saj të funksionimit. Ne kemi të rinjtë tanë por dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që duan të luftojnë keqqeverisjen. Votat vijnë nga programi që rikthen shpresën. Fuqizimi i LSI është kapilar në të gjithë Shqipërinë. Në Durrës ka një rritje spektakolare të LSI-së, po ashtu në Fier, Korçë, Berat ku PS rrezikon të marrë vetëm një deputet etj. Unë e kuptoj shqetësimin e Rilindjes por skemi ç’ti bëjmë. Rilindja të përgatitet për një opozitë të gjatë”, tha Braimllari.
Duke folur për mënyrën se si opozita do dalë në zgjedhjet e ardhshme, Braimllari tha se LSI i ka të gjitha kapacitetet që të dalë e vetme.
“Ne po bëjmë të pamundurën për të maksimalizuar votën pasi beteja jonë është me keqqeverisjen. Në këtë vendimmarrje janë të gjitha partitë. Gjithçka është e hapur por LSI ka kapacitetet e saja të forta për të dalë me një listë të veten. Ky është një vendim që do të merret në strukturat e LSI-së por edhe një vendim i përgjithshëm i gjithë kampit opozitar pasi ne kemi katër vite bashkë”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post