Partia Demokratike me anë të një njoftimi ka bërë me dije se në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit, PD-ja ka kërkuar informacione nga 100 institucione shtetërore, për aktivitetin e bërë 4 muaj më parë.
Referuar burimeve pranë selisë së PD, bëhet me dije se demokratët kërkojnë nga 100 institucione se cili ka qenë aktiviteti i tyre katër muaj para zgjedhjeve.
Kjo kërkesë e PD vjen, pasi KAS ka refuzuar të sigurojë prova të tilla nga këto institucione. Burime pranë PD-së shprehen se po të sigurohen këto prova, do të vërtetohet përdorimi i institucioneve shtetërore në favor të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.
Ndër institucionet që PD u ka kërkuar informacione janë bashkitë, ministritë, institucionet e varura nga ministritë, Agjencitë Shtetërore, Postës Shqiptare, Shërbimit Informativ Shtetëror, Policisë së Shtetit, Prokurorisë. Etj.
Diskutime rreth kësaj post