Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por thekson se nuk mund të bëhet me Lulzim Bashën kandidat për kryeministër.
Sipas Topallit, në vend që të ndodhë bashkimi i partive të djathta “ka ndodhur përçarja e të djathtës. PD-së i ka rënë kolonat e shtëpisë”.
“Nuk ka gjë më të rëndësishme për mua se të shoh të djathtën bashkë. Ka kohë për ta bërë këtë, nëse do të gjenim një kandidat të pakorruptuar”, thotë Topalli duke theksuar se populli ka alternativa më të mira se 3 udhëheqësit e partive kryesore.
“Nuk kemi pse të ngelemi peng te tre emrat që me çdo kusht duan të jenë në krye të qeverisë. Nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht kryetari i partisë, kryeministër. Në Gjermani është zgjedhur 3 ditë përpara, kryetari i CDU-së por si kandidat për kancelar ata po mendojnë të gjejnë një tjetër emër. Në vendet ku nuk mbizotëron korrupsioni dhe ka racionalitet mendohet për të ardhmen e vendit dhe jo të kryetarit. Mendoj se ka ardhur momenti të bëjmë diçka edhe në Shqipëri.”-tha Topalli.
Diskutime rreth kësaj post