Beteja për Shkodrën pritet të prodhojë një ndër garat me interesante në zgjedhjet e 25 Prillit. Demokratët krahas socialistëve do kenë përballë Jozefina Topallin, e cila ka vendosur të kandidojë në qarkun i cili historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes, por këtë herë ajo do garoje me siglen e forcës së saj politike.
“Po punoj të mbyll listat e kandidateve në qarqe. Për sa kohë ma lejo kodi te udhëheq ne kater qarqe per te maksimalizuar votën. Do jem Shkodër dhe Tiranë, dhe dy qarqe qe se kam vendosur ende”, shprehet Topalli.
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim është e hapur për të bashkuar votat e saj me Partinë Demokratike, por me një kusht, jo me Lulzim Bashën kryeministër.
“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë, unë jam e djathte. Mandatet e mia do i bashkohen se djathtës dhe atyre që votojnë siglën e PD për të gjetur dhe negociuar për një kryeministër te pa korruptuar. Një emër që nuk shton vila pasi ndodh tërmeti dhe vendi vuan nga Pandemia.”, tha Jozefina Topalli.
Diskutime rreth kësaj post