Debatet për fletën e votimit duket se po rrezikojnë seriozisht zgjedhjet e 25 prillit. Përmasat e mëdha të fletës së 25 prillit si dhe zvarritja e pambarim me përplasjes për formatin e saj kanë detyruar kompaninë sllovene CETIS që t’i dërgojë një letër urgjente Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku paralajmërohet dhe mos prodhimi i tyre në kohën e paracaktuar.
Sipas Top News, kompania sllovene në letrën e dërguar KQZ shprehet se “Nëse fleta përfundimtare do të jetë me këto përmasa do të na duhet edhe më shumë kohë për printimin”.
Kompania shprehet se kanë porositur materialet për fletën e votimit, sipas dokumentacionit dhe se fleta do të jenë me ato përmasa mund të duhet shumë kohë për printimin.
Fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit do të jetë me përmasat 30 x 60 cm. Sipas Kodit Zgjedhor ato duhet të jenë gati tre ditë përpara zgjedhjeve, pra më 22 Prill, për t’u shpërndarë më pas në të gjitha qendrat e votimit.
Sot Kolegji pritet të marrë një vendim mbi fletën e votimit. Për formatin e fletës ka një ankesë nga PD, e cila kontestoi vendimin e KAS që fleta të jetë me numra dhe jo me emrat e kandidatëve.
Diskutime rreth kësaj post