Ekonomisti Pano Soko do të jetë kryesuesi i listës së Nismës Thurje për qarkun e Tiranës. Soko është një nga themeluesit e “Nismës Thurje”, ndërsa njihet edhe si kritik i Ramës.
“Në këto zgjedhje do të kandidoj në siglën e Nisma Thurje në qarkun e Tiranës. Dhe ka vetëm një arsye. E ndjej si detyrim ndaj tim biri që të bëj maksimumin që t’i lë atij dhe brezit të tij një Shqipëri ndryshe.
Ne jemi një grup qytetarësh të lirë që kërkojmë një zë në vendimmarrje. Profesionistë të ndryshëm që kërkojmë që vendi ynë të shkojë nëpër një tjetër rrugë. Dhe e dimë që për ta bërë të mundur atë që kërkojmë duhet të angazhohemi vetë. Nuk mund të presim ta bëjë dikush tjetër.
Ata që na mbështesin janë me qindra mijëra në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Sepse Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë më peng i 5-6 individëve që pasi na vjedhin, na thonë jeni të varfër.
Jo nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!
Nëse dhe ti e beson që jemi të vjedhur, në 25 Prill voto Nisma Thurje!
#Bashkohu dhe ti me ekipin e Thurjes. Më shkruaj këtu në FB, në Instagram, apo kontakto në faqen e Thurjes.
Bëhu pjesë e ndryshimit! Mos prit që të tjerët të bëjnë për ty, atë që ti vetë duhet të bësh për veten”, shkruan Soko.
Diskutime rreth kësaj post