Avokat Altin Goxhaj ka shprehur pritshmëritë e projektit politik që ai përfaqëson. Koalicioni për Shqipërinë do të jetë një subjekt i ri garues në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, i cili sipas avokatit Goxhaj do të arrijë që të mbledhë nga 100 mijë deri në 300 mijë vota.
Sipas Goxhaj synimi i kësaj iniciative politike është që t’i mos i lejojë partitë e mëdha që të formojnë qeverinë, duke i detyruar PD-në dhe PS-në të bëjnë koalicion me njëri tjetrin për të kapur mazhorancën. Gjithashtu avokati thekson se Koalicioni për Shqipërinë është futur në këtë fushatë zgjedhore për të prishur stabilitetin e kësaj klase politike që i ndan votat e partive të vogla në tavolinat e numërimit një ti një unë.
“Ne i kemi marrë masat tona, kemi një vit që i kemi planifikuar. Nuk jemi future në këtë fushatë zgjedhore thjesht për të qënë një zë, ne jemi future në këtë fushatë zgjedhore për të prishur stabilitetin e kësaj klase politike, të këtij riciklimi. Ne duam t’i pengojmë këta që të bëjnë qeveri. Ne duam t’i prishim këtyre çdo lloj koalicioni, çdo lloj mazhorance, përveç një koalicioni që s’e prishin dot që është PD-PS. E vetmja mundësi që këta të bëjnë qeveri është PD-PS-LSI dhe ne të jemi opozita e vetme kundër establishmentit dhe oligarkisë. E vetmja formë që kjo klasë politike ka për t’u ricikluar është pikërisht për t’u zgjidhur problemi i 70 përqindëshit. Me kodin zgjedhor ata kanë krijuar një mundësi që të vjedhin votat e të vegjëlve një ti një unë.
Në çdo tavolinë numërimi ata duan që të vjedhin votat e partive të vogla. Koalicioni për Shqipërinë e ka ambicien të marrë nga 100 000 dhe 300 000, të gjithë ata që nuk besojnë do ta shohin rritjen e koalicinit në muajt në vazhdim.
Ne synojmë të marrim një numër deputetësh që mos t’i lejojmë partive të mëdha që të formojnë qeverinë”.- tha Goxha per FaxNews.
Diskutime rreth kësaj post