Data 25 prill është caktuar dita e zgjedhjeve vendore, e për këtë arsye partitë politike më të mëdha të vendit, kanë “nxehur” motorët për fillimin e fushatës politike.
Por për analistin Mustafa Nano, kryeministri Rama duhet të bëjë disa lëvizje në qeveri, duke sugjeruar që të ndërtojë një kombinim midis ministrave politikë dhe atyre teknikë.
“Në terma të performancës së qeverive Rama unë nuk e di nëse kjo ka qenë më e dobëta se sa ato të tjerat. Por në termat e imazhit, kjo qeveri ka qenë më e dobëta. Këto figura nuk kanë pasur asnjëlloj biografie publike, për një pjesë të tyre ne nuk e dinim se kush ishte dhe kjo penalizon çdo qeveri. Në termat të performancës, unë nuk jam thelluar në këtë punë, nuk jam përgatitur për të diskutuar për këtë gjë. Dëshiroja të kisha një vlerësim nga një person më të formuar se unë, për të bërë një krahasim midis performancës së kësaj qeverie dhe asaj të mëparshme. Unë vërej reagimet, sa herë që njerëzit janë përballë një qeverie shumë politike, ata fillojnë dhe quajnë, ja klani i PS, e morën këta lojën dhe po e mbyllin dhe në momentin që bëhet gjëja tjetër, është e kundërta qeverisë politike, bëhet ajo teknike dhe kthehet një lojë tjetër. Unë do të dëshiroja një kombinim të këtyre funksioneve. Dikasteret e rëndësishme si Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes, këto duhet se s’bën të drejtohen nga njerëz politikë,pasi janë institucione natyrore të shtetit. Ti mund t’ja japësh Ministrinë e Kulturës një intekeltuali, është tepër normale. Rama me eksperimentin që ka bërë me Ministrinë e Jashtme, mund të jenë të vërteta pretendimet e Ramës, që ai është i drejtë, inteligjent, gjenial. Por sidoqoftë ai ka qenë një ekspertimet i dështuar.”, tha Nano në ‘Top Talk’.
Më tej analisti shtoi se Rama duhet ti japë një hov të ri qerverisë me ‘pesha të rënda’.
“Po të isha në vend të Ramës unë do të përpiqesha të rishpikja vetveten, të adoptoja disa marifete, të natyrës elektorale njëra nga këto marifete është që këto muajt e fundit t’i jepja një hov të ri qerverisë, e kjo nuk vjen pa ndryshime. Po të isha unë do të bëja një qveri tekniko-politike por me ‘pesha të rënda”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post