Neritan Sejamini i konsideron zgjedhjet në Shkodër me rëndësi shumë të madhe për të gjithë Shqipërinë, pasi është i vetmi qytet që ka rezistuar dhe nuk ka rënë në duart e mazhorancës.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se rënia e Shkodrës do të sillte dëshpërim në të gjithë Shqipërinë. Ai shtoi se përpjekjet e qeverisë për ta “blerë” Shkodrën duke joshur qytetarët me premtime për investime, pasi e kanë injoruar dhe dënuar këtë qytet prej dhjetë vitesh, janë një e keqe që nuk i duhet hapur rrugë.
“Dua të kthehem te teza që po ta fitojë PS Shkodrën do të vijnë investimet. Është cështje e rëndësishme. Qytetarët Shkodranë paguajën taksa, pse këto taksat e Shkodrës, duhet ti shkojnë Vlorës? Taksat e shkodranëve që paguajnë, nuk u kthehen as taksat e tyre.
Gjeja e parë është diskriminim dyfish. Jo vetëm nuk i jep por i merr edhe atë që kontribojnë.
Po sikur të fitojë PD në 2025, cfarë të bëjmë, të vrasim Benet Becin pastaj?
Nuk duhet pyetur zoti Spahi apse kandidon kur ai nuk të jep invsetime, duhet pyetur zoti Rama, cfarë njeri je ti që dënon Shkodrën që për shekuj ka qenë Shqipëria, është zonë kufitare dhe turistike, me cfarë të drejte dënon këta qytetarë?
Do e votoni zotin Rama kur ai dënon një zonë të tërë?
Meqë Rama po bën njeriun autokrat, duhet të jemi me zotin Rama dhe të braktisim zotin Spahia?
Ne duhet tit hemi Ramës përse ti nuk investon dhe jo ti hapim rrugën së keqes.
Nuk më duket se Shkodra, gjëja më e mira ka qenë PD, por sot Shkodra ka një rëndësi të madhe për këto zhvillime politike, ka një rëndësi kombëtare.
Nëse flasim për keqqeverisjen, që duhet kufizuar kjo qeveri, jemi në situatë, ku në qoftë se qeveria merr Shkodrën, do të ketë dëshpërim në të gjithë Shqipërinë. Shkodra është identifikuar me këtë rezistencë”, tha Sejamini.
Diskutime rreth kësaj post