Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu hodhi deklarata të forta për zgjedhjet e brendshme që ka zhvilluar Partia Demokratike.
Sipas Spahiut në këto zgjedhje janë përjashtuar të gjithë emrat e themeluesve të PD-së, përveç Sali Berishës si dhe këto zgjedhje kanë përçarë opozitën.
“Unë kam qenë student i dhjetorit. Kam një listë të themeluesve të PD-së. Në këto zgjedhje janë përjashtuar të gjithë themeluesit përveç Sali Berishës. Gjithashtu këto zgjedhje kanë krijua përçarje te opozita.
Lulzim Basha me zgjedhjet i tregon se ka 6 mijë kandidatë LSI-së. Pra Basha i bën presion LSI-së për listën” – tha Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post