Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Kalliu është shprehur se Partia Socialiste nuk do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2025, duke nënkuptuar se mund të kemi zgjedhje të parakohshme.
Balliu tha se PD nuk do ta ndalë betejën për zgjedhjet e 25 prillit, teksa shtoi se aksioni opozitar do të vijojë me çdo mjet dhe në çdo rrugë.
”Gjasat që PS të rrijë deri në 2025 nuk ekziston. Këtu ka ndodhur një vjedhje dhe ata do të mbajnë përgjegjësi. Mandati i tretë është një mandat qejfi, jo halli. Nuk e çon deri në 2025 pasi nuk është ndaluar beteja e 25 prillit. Kjo betejë ishte për votën e lirë. Por s’u bë. Ne luftuam për zgjedhje të lira dhe të ndershme. A votuan qytetarët e lirë? Ça do bëjmë? Do i lëmë në rrugë? Jo. Aksioni opozitar do të vazhdojë me çdo mjet, në çdo rrugë.
Do gjenden mekanizmat se si do të luftohet. Se shoh këtë çështjen e dorëzimit të mandateve me rëndësi. Unë kam qenë ai që kam dorëzuar mandatin. Qeverisë skam ça ti mbush mendjen unë për krimin e organizuar, pasi ajo drejton. E thonë faktet që ka pasur masakër elektorale. Dini që është arrestuar njeri për atë fugonin me karta që u bllokua?! Kjo linjë që ka zgjedhur Lulzim Basha, është linja që duan demokratët”, tha Balliu.
Diskutime rreth kësaj post