• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhja e Presidentit, Pampuri zbulon se pse PD nuk çoi asnjë kandidaturë: Opozita nuk ka bojkotuar asnjë nga tentativat për të qenë pjesë e bisedimeve

31 May, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tema aktuale e mediave dhe figurave politike mbetet prej javësh zgjedhja e presidentit të ri. Pas dështimeve nga seancat opozitare tashmë rradha është e Partisë Socialiste të propozojë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Pas dështimit të tre raundeve të para për Presidentin, raundi i katërt do të mbahet më 4 qershor. Afati i depozitimit të kandidaturave është ora 12:00 e së shtunës, ndërsa seanca në Kuvend do të mbahet në orën 18:00.

Pampuri u shpreh se opozita nuk ka bojkotuar asnjë nga tentativat për të qenë pjesë e bisedimeve.

Pampuri: Kemi qenë pjesë e diskutimeve dhe nuk kemi bojkotuar asnjë tentativë për të qenë pjesë e bisedimeve për të pasur një President konsensual. Kishim dhe platformë. Presidenti duhet të jetë përfaqësues i unitetit kombëtar. Sot të gjithë ata që folën për pazare duhet të tërheqin ato deklarata që kanë thënë. Nuk ishte asgjë e vërtetë. Firmat ne nuk i thamë për të pasur një konsensus me PS, por për të qenë figura e Presidentit konsensuale. Ne donim që kjo figurë, e cila vinte nga propozimet e opozitës, të kishte konensusin e maxhorancës.

Ndërsa një pjesë e opozitës vijoi bisedimet me maxhorancën, Rithemelimi nuk pranoi t’i bashkohej procesit për zgjedhjen e Presidentin. Pampuri tregoi në studio se janë bërë ftesa për bisedime me të gjithë demokratët.

Pampuri: Janë bërë ftesa, është kërkuar të diskutohet, është diskutuar me aleatët. Se si i perceptojnë ata diskutimet, është çështje perceptimi. Alibeaj i ka ftuar që t’i bashkohen bisedimeve. Nuk është pranuar në asnjë formë. Kemi bërë mbledhjen e parë ku janë diskutuar 8 emra dhe nuk u formalizuan me qëllim që të bëhej ftesa të nesërmen dhe të ishte I pranishëm gjithë Grupi Parlamentar. Presidenti është mbi të gjitha palët, nuk njeh inate brenda një Grupi Parlamentar. Është bërë kërkesa që të bashkëpunohet me opozitën e bashkuar. Unë nuk e di se deri ku duhet të shkojë përpjekja për t’i pasur në tryezë.

Deputetja Pampuri bëri të ditur edhe arsyen se pse opozita nuk e ushtroi të drejtën për të çuar kandidaturat e saj. Deputetja tha se nuk donin që figurat rigoroze që do propozoheshin nga opozita të bëheshin pjesë e farës së kryeministrit. Sipas saj, Rama kishte deklaruar që në fillim se do zgjidhnin një President të vetin.

Pampuri: Ne paraqitëm një platformë dhe brenda saj kishte një pikë ku thuhej, nëse kjo platformë nuk pranohet nga maxhoranca ne nuk bëhemi pjesë e farsës së tyre. Kemi një platformë. Nuk bojkotuam, u ulëm. Biseduam. Arritëm një konsensus, konsensusi u shkel. Në momentin që ata thonë propozojini ju dhe ne do zgjedhim tonin, këta janë figura me integritet, nuk mund të bëhen pjesë e lojës së Ramës. Këto figura shkojnë për të garuar në një proces të drejtë. Kjo është që mos përdorësh figura rigoroze për tu bërë pjesë e farsës së Ramës.

Me ezaurimin e tre raundeve të para dështoi edhe mundësia për të zgjedhur një president konsensual. Presidenti i ardhshëm i pesë viteve duket se do të vijë nga votat e socialistëve në Kuvend.

Kujtojmë se me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 presidenti zgjidhet në raundet e fundit vetëm me 71 vota, duke mos kërkuar kështu konsensus të detyruar.

Paraardhëse

Presidenti zgjidhet më 4 qershor, tani rradhën e ka PS propozojë dhe të votojë me shumicë të thjeshtë

Pasardhëse

Gjithçka gati, Turqia dorëzon zyrtarisht kërkesën. Për çfarë bëhet fjalë?

Pasardhëse

Gjithçka gati, Turqia dorëzon zyrtarisht kërkesën. Për çfarë bëhet fjalë?

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Ishulli italian merr vendimin drastik, 15 mijë euro për atë që e zgjedh si vend banim, ja cilat janë kushtet

Nga lajme4
13 August, 2022
0

Një ishull italian ka vendosur të bëjë disa lëvizje drastike për të tërhequr banorë të rinj në zonat e tij...

Vaqarri me shkollë të re, Veliaj: Llogjet dhe debatet i merr era, shkolla do ngelet edhe kur mos të jemi ne

13 August, 2022

Dy muaj pas ditëlindjes, Roza Lati i jep fund lidhjes me të dashurin dhe e quan “bastard”

13 August, 2022

Fitore me përmbysje, Partizani i Kolellas tregon karakter ndaj Teutës

13 August, 2022

“Bllokimi” i vizave për qytetarët rusë, Finlanda njofton masat e marra

13 August, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.