Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një statusi në “Facebook” ka shpërndarë mesazhin e ambasadës amerikane, e cila mbështet zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Balla thekson se është në anën e duhur të historisë më ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë, duke çuar Shqipërinë në rrugën europiane.
Postimi i Taulant Ballës:
Në krahun e duhur të historisë,
në ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë,
në rrugën Europiane të Shqipërisë————
Sot Kuvendi përmes votës së 105 deputetëve–, pas propozimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përmbylli procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së re Kushtetuese. Tashmë me pesë anëtarë Gjykata Kushtetuese.
Sot mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi.
Diskutime rreth kësaj post