Mbrëmjen e djeshme ministrja Elisa Spiropali me të drejtë akuzoi Presidentin Meta se po e përdor dhënien e dekoratave për fushatë dhe për të blerë vota. Mirëpo në një moment ministrja bëri një gafë, teksa i ngatërroi Heronjtë e Kombit me pushtuesit.
“Duke u dhënë dekorata atyre që kanë vdekur para 100 vitesh, se nuk ka president Republike që e bën këtë. Është bërë si, ndjesë ta them, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” që me një tufë varrmihësish po mundohet që votat t’i marrë si kocka”, – u shpreh Spiropali në emisionin Opinion.
Mirëpo, kjo është një deklaratë e ministres është kundërshtuar menjëherë nga dy analistët e majtë, Lorenc Vangjeli e Baton Haxhiu, të cilët i kanë kërkuar Spiropalit të bënte kujdes.
“Elisa ki kujdes te kjo pjesë se njerëzit për të cilët po flet nuk janë pushtues, janë të Shqipërisë. Nuk shkon krahasimi”, – i tha Haxhiu ministres.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post