Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho shprehet se kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka prioritet vetëm të sulmojë opozitën dhe jo të ndihmojë shqiptarët.
Deklarata e Spahos erdhi pasi Balla i shpreh se halli i vetëm i kryetarit të opozitës Lulzim Basha është karrigia për pushtet.
Spaho shkruan:
“Taulant Balla nuk ka hallin e shqiptarëve. Prioriteti i tij është sulmi i opozitës me çdo mjet të pistë politik, që shqiptarët të mos kujtohen se paratë e tyre kanë përfunduar në xhepat e shokëve trafikantë droge të Taulant Ballës. Nëse 52 milionë eurot e tenderave të hapur në kulmin e sakrificës së shqiptarëve, do të ishin llogaritur për të lehtësuar përballjen me krizën, sot nuk do të diskutohej buka e gojës për qindra mijëra shqiptarë. Nuk është koha për sulme politike dhe mashtrime. Jepuni qytetarëve fondet e nevojshme për të siguruar bukën e përditshme”. – përfundon Spaho.
Diskutime rreth kësaj post