Sekretari Organizativ në Partinë Socialiste, Blendi Klosi ka zbuluar disa detaje në lidhje me podcasting që do të startojë kryeministri Edi Rama.
Gjatë një dalje mediatike, Klosi tha se kjo do të jetë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Blendi Klosi e e cilëson këtë qasje për të qenë sa më pranë me qytetarët.
“Kjo është një qasje në përputhje me atë që ndodh në realitetin shqiptar. Nuk duhet të jemi naiv dhe mos të kuptojmë që politika shumë më tepër ndodhe në telefon. Për të komunikuar me qytetarët nuk duhen vetëm metodat klasike. Një komunikim në rrjetet sociale shkon një mijëra miliona shikues në çast. Sa të preson që të dalin gazetat në mëngjes lajmet kanë shkuar. Edhe ajo që në po bëjmë, edhe Aktivist, është platformë e PS-së për të shkuar tek sa më shumë njerëz. Por të jetë të mbesim në mediat tradicionale çaji i Londrës është lajm. Nuk besoj e do të ketë debat me Ilir Metën dhe Sali Berishën. Por njerëz të thjeshtë njerëz të zakonshëm mund ta bëjnë një debat me Edi Ramën. Për të çuar lajmin Edi Rama ka zgjedhur të jetë më i ri më avangard dhe më modern. Kjo është pjesë e fushatës. Duket sikur është fushatë por kjo është e ardhmja dhe aty do të shkojmë. Kjo linjë e një komunikimi do të jetë momenti i radhës. Sa herë të përmendet dhe ta kritikojnë reklamë i bëjnë”, u shpreh Klosi.
Diskutime rreth kësaj post