Ditën e sotme, regjisori Robert Budina ka thënë nga Kukësi, se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjithë firmave të Peticionit, Aleanca do organizojë një marshim gjigand në Tiranë.
“Mbasi të mbledhim firmat, do organizojmë një marshim gjigand në Dëshmorët e Kombit për t’i treguar Ramës dhe Europës që Shqipëria futet në BE me kulturë. Sepse do ngjallë besimin e të rinjve. Kemi 2 vjet e 3 muaj që protestojmë.
Demokracia fitohet në shesh. Nuk është politika për të fituar pushtet, por për të fituar të drejtën. Mos e shihni si luftë për pushtet çdo post drejtues, por duhet të kërkoni llogari. Jam i bindur që kultura flet jush”, tha Budina.
Diskutime rreth kësaj post