Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha, pretendon se mbledhja e Këshillit Kombëtar ka kuorumin për të vijuar punimet, ku sipas Syri Tv, personi që shihni në foto me rreth të kuq, Gentjan Gjonaj, nuk është anëtar i Këshillit Kombëtar.
Po kështu, ka raportime që persona të tjerë që nuk janë anëtarë të këtij Këshilli, po marrin pjesë në mbledhje.
Shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, e kanë bojkotuar mbledhjen dhe njohin vendimet e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Bashës dhe ndryshimet e tjera statutore.
Sipas Komisionit që drejton PD, pas vendimit të Kuvendit Kombëtar, mbledhja e sotme është nul.
Diskutime rreth kësaj post