Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ka votuar për ndryshimet statutore, një nga ndryshimet do të jetë edhe vula e Partisë Demokratike, të cilën Lulzim Basha dhe disa mbështetës të tij, shpresonin se do të mund ta mbanin me çdo kusht.
Por, Kuvendi Kombëtar ka vendosur që vula do të ndryshojë, duke ia hequr mundësinë Lulzim Bashës për ta përdorur, pas këtij Kuvendi.
Ndryshimet statutore u votuan në Kuvend.
“Basha zhduku logon dhe simbolet e partisë në vitin 2017. Sot burokratët e PD i shohin simbolet si marka tregtare. Ato do jenë shumë të rëndësishme për PD-në. Ndryshon logo, ndryshon vula e kryetarit. Vula e kryetarit sot nuk do ketë më vlerë nesër“, deklaroi Bylykbashi.
Diskutime rreth kësaj post