Shqiptarja e plagosur dy dite me pare ne nje lagje te Athines, njihet me emrin Xhesika, por ne pune…
30-vjeçare qe u qëllua me armë dhe mbeti e plagosur me plumb në faqe, dyshohet se punonte si striptiste. Megjithate, emri i vertete nuk eshte zbuluar ende.
Por sot “espressonews.gr” shkruan se motivi i plagoses eshte pas problemeve me tutorin e saj.
Dy dite me pare, një person hyri në apartamentin ku jetonte e reja dhe pasi bisedoi me shqiptaren, grindja përfundoi në trotuar jashtë banesës ku edhe u qellua me arme.
Nje dite pas plagosjes, e reja foli për një emision televiziv grek dhe tregoi se personi që e qëlloi me armë është një shtetas shqiptar, i cili i tha se “sot do të vdesësh”.
Sipas “espressonews.gr”, në shtëpi me 30-vjeçaren qëndronte edhe një shoqe e saj, e cila prej disa ditësh ka udhëtuar drejt Shqipërisë.
Policia greke është duke hetuar në pistën e konflikteve mes tutorit dhe striptistes, por nuk përjashtohet as pista e problemeve personale apo ekonomike mes shqiptares dhe autorit.
Fqinjët e saj thonë se në shtëpinë e 30-vjeçares shkonin shpesh persona me makina luksoze.
Sakaq, mediat greke shkruanin duke iu referuar fqinjeve te shqiptares se ajo është e martuar në Shqipëri dhe ka një fëmijë 7-muajsh.
Diskutime rreth kësaj post