Kreu i LZHK, Dashamir Shehi bëri një ftesë për partitë e reja të dala nga gjiri opozitar që të bëhen të gjithë bashkë kundër Edi Ramës. Ftesa shkoi për Astrit Patozin, Rudina Hajdarin dhe Jozefina Topallin.
“Absolutisht për mua duhen afruar, ne u kemi bërë ftesë dhe do të vazhdojmë t’u bëjmë ftesë., unë gjykoj që Shqipëria duhet të ketë një hark të madh opozitar, ku të hyjnë jo vetëm partitë, por edhe personalitete që mund ta japin contribute. Unë do t’i ftoja.
Duhet patjetër që të jemi konseguentë që ne kemi një armik dhe ky është Edi Rama. Kush është nga ky krah sigurisht që duhet të jetë kundër kësaj qeverisjeje. Kush është në këtë linjë, sigurisht që është një kontribut. Edhe nëse nuk i bashkohet opozitës, bën një funksion opozitar, kontribuojnë”, tha ai për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post