Zbardhen detaje nga takimi 30 minutësh mes Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku dhe Ambasadorit Amerikan Donald Lu.
Gjatë bisedës mes tyre, ambasadori Lu e ka nxitur kryeprokuroren të shënjestrojë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. “Të shënjestrohen të lidhurit me krimin dhe me Saimir Tahirin” mësohet të ketë thënë Lu, sipas “News 24”.
Ai i ka përcjellë asaj mesazhe të qarta për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe “të inkurajojë prokurorët në hetime për këtë çështje”.
“SHBA dëshiron që Kryeprokurorja të punojë e pavarur.” ka përfunduar Lu.
Diskutime rreth kësaj post