Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, përmes një mesazhi në Twitter ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me forcimin e bashkëpunimit të sigurisë kufitare.
Kim shprehet se gëzohet kur sheh miqtë e SHBA-ve duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta.
“Marrëveshja e sotme mes Shqipërisë dhe Greqisë është një hap pozitiv. Kontrolli më i mirë i kufirit forcon sigurinë e të dy vendeve dhe rajonit. Gëzohem të shohim miqtë tanë duke punuar së bashku për të zgjidhur problemet e përbashkëta,” shkruan Kim në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post