Pas thirrjes së ambasadores amerikane Yuri Kim, lidhur me mos/kandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021, ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim.
Zyrtarja e LSI, Elona Guri përsërit thirrjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, për lista të pastra pa kriminelë dhe trafikanë në 25 prill.
Ajo akuzon PS për mbushje të Kuvendit me figura të tilla dhe thotë se LSI ka një filozofi tjetër, përfaqësim i qytetarëve me figura të reja dhe të pastra.
Reagimi i LSI:
“SHBA dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë kërkojnë nga “Rilindja” lista me kandidatë të pastër.
Ajo e mbushi Kuvendin e Shqipërisë dhe bashkitë e vendit me kriminelë e trafikantë duke njollosur demokracinë dhe duke ia lënë mafias të drejtojë jetën e shqiptarëve të thjeshtë.
Shqiptarët meritojnë më shumë se kaq, ata meritojnë që të përfaqësohen nga njerëz me integritet dhe me vlera të larta njerëzore.
LSI ka si filozofi të saj përfaqësimin përmes figurave të reja, të papërlyera që nuk vihen në shërbim të mafias, por profesionistë dhe njerëz me integritet të lartë, me dëshirën e madhe për të ndryshuar Shqipërinë dhe për të shërbyer më së miri si zëri i vërtetë i shqiptarëve.
ELONA GURI
LSI Durrës”, shkruhet ne reagim.
Diskutime rreth kësaj post