Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale për sa i përket inceneratorëve për trajtimin e mbetjeve në vendin tonë.
“Paguajmë për 3 inceneratorë, skema më e shtrenjtë e njohur në botë për trajtimin e mbetjeve, por prap plehrat janë rrugëve”, kështu e nis Manjani shqetësimin e tij.
Postimi i Manjanit:
“Paguajmë për 3 inceneratorë, skema më e shtrenjtë e njohur në botë për trajtimin e mbetjeve, por prap plehrat janë rrugëve.
Disa bashki madje janë dukshëm në emergjencë mjedisore.
Venddepozitimet janë po ato që kanë qenë tash 30 vite.
Asgjë e re!
Rriten shpenzimet për mbetjet, por rriten edhe mbetjet e pa mbledhura.
Ky është thelbi i keqmenaxhimit, qeverisjes së keqe, të padrejtë, jo eficente e të mbyllur për publibun.
Ndërkohë debati publik përqendrohet tek kush i ndërton, kush i menaxhon, ku i kanë lidhjet ata që bëjnë këtë punë.
Pa dyshim ky aspekt është një tregues, por nuk është i vetmi dhe as kryesori.
Thelbi është:
Kush vendosi për ndërtim inceneratorësh, kur dihet se janë të shtrenjta dhe për më tepër pa justifikuar LEVERDISSHMËRINË e tyre?!!
Dhe këtë vendim nuk e kanë marrë ata që ndërtojnë e përfitojnë fonde publike, por ata që qeverisin!
Dhe ata që qeverisin duhet të japin llogari për këto vendime tërësisht pa leverdi.
Ata zyrtarë që ndjekin zbatimin e tyre, duhet të japin llogari për çdo qindarkë të harxhuar në mënyrë abuzive.
Ata pushtetarë vendorë duhet të.japin llogari përse plehrat janë rrugëve.
Unë nuk e di kanë apo jo përjegjësi penale, (ndoshta me një hetim të mirë analiza e leverdisshmërisë mund të çojë edhe në konkluzione penale), por qartësisht kanë përgjegjësi politike!
E përsëris:
përgjegjësia duhet kërkuar drejtpërdrejtë tek ata që marrin vendime në emër të publikut.
Tek ata që marrin taksa, ndërtojnë inceneratorë me kapacitet për të djegur plehrat e gjithë ballkanit, dhe nuk mbledhin dot as plehrat e këtij vendi!!!”
Diskutime rreth kësaj post