• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ylli Manjani bën deklaratën e fortë, kërkon rrotacion politik: Kjo është e papranueshme për PS

9 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Ylli Manjani ka reaguar lidhur me Asamblenë e PS, ku shprehet se edhe pse socialistët kanë kontribuar në të mirë të vendit ka ardhur koha të dalin në opozitë. Manjani rendit çfarë është bërë mirë dhe çfarë nuk është bërë gjatë këtyre dy mandateve të qeverisjes së socialistëve.

Postimi i Manjanit:

“Socialistët shqiptarë në vite kanë bërë gjëra të mira për Shqipërinë, pa asnjë dyshim.

Kanë qeverisur dhe kanë qenë oponecë politike. Kanë bërë gafa, por kanë vënë edhe standarde sjellje në politikë.

Kanë nxjerrë figura politike, por edhe kanë përzënë të tilla plot.

Kanë nxitur debatin politik, por edhe kanë kyçur gojën.

E bënë vendin me Kushtetutë, por edhe e dëmtuan konstitucionalizmin.

Kanë administruar pushtet dhe punë publike të tilla që kanë ndryshuar pamjen e vendit në mënyrë permanente. Për të mirë apo për të keq. Na pëlqen ose jo, por kjo është e vërteta.

Pra kanë bërë plot gjëra për t’u lavdëruar dhe për t’u kritikuar.

Edi Rama është pa dyshim pjesë e këtij realiteti të socialistëve.

Mirëpo radhën e kanë të dalin në opozitë. Shqipëria ka nevojë taahmë për opozitën socialiste të qëndresës por edhe të kompromisit. Opozitën e çështjeve sociale, por edhe për opozitën që mbështet zhvillimin. Dhe socialistët e bëjnë mirë këtë punë.

Radha ka ardhur që ti shërbëjnë vendit si opozitë serioze. E fortë në numra, por edhe në argument.

Socialistët i kanë shellë edhe dëme vendit, por Putinizmin nuk e pranojnë si filozofi politike. Ndaj u bën mirë edhe atyre vetë në opozitë.

Edi Rama është ende i ri për të dalë në pension, por është shumë i vjetër për tu përjerësuar në pushtet. Edhe atij vetë do ti shërbente një kohë në opozitë së pari për të parë ftohtësisht se çka bërë me vendin dhe së dyti për të reaguar energjikisht ndaj pushtetit i cili do synojë zhbërjen e disa gjërave që nuk mund të zhbëhen.

Unë nuk i uroj askujt as burgun e as pensionin, sepse politika ka nevojë për kontribues me përvojë. Urimet e premtimet me burgosje e me dalje në pension janë shkollë e vjetër dhe jo produktive.

Në demokraci politika ndryshon, qeveritë ndryshojnë, partitë ndërrojnë vend gjithmonë në të mirë të vendit. Kur bëhen pengesë, ato duhet të hapin rrugë.

Ndaj them se rrotacioni politik është domosdoshmëri. Por, e përsësris, jo i mjaftueshëm për të ndërtuar atë që kemi nevojë: Republikën Europiane të Shqipërisë.

Një PS në Opozitë do ishte një kontribut shumë i madh për Republikën Europiane të Shqipërisë.

E kundërta, një PS në pushtet tejnormales do çonte një shkatërrimin e çdo balance demokratike në vend. Një zhvleftësim të opozitarizmit dhe natyrshëm në një Putinizëm, të papranueshëm edhe për vetë socialistët.

Jam i bindur për këtë.”, ka shkruar Manjani.

Paraardhëse

Sërish tërmet në Shqipëri, EMSC tregon epiqendrën dhe sa ballë ishte

Pasardhëse

‘Ne jemi e vetmja e mirë që ka në politikën shqiptare”, ish deputetja i përgjigjet menjëherë Ramës

Pasardhëse

‘Ne jemi e vetmja e mirë që ka në politikën shqiptare”, ish deputetja i përgjigjet menjëherë Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.