Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë është regjistruar para pak minutash në vendin tonë. Sipas EMSC-së epiqendra e tërmetit ja qenë në detin Adriatik, ndërkohë që nuk raportohet për dëme materiale.
Kujtojmë së një ditë më parë në vendin tonë u ndjenë një sërë tërmetesh, ku tërmeti më i fuqishëm ishte 4 ballë dhe sipas sizmiologëve janë pasgoditje të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se dje se epiqendra e tërmetit ka qenë në det pranë Gjirit të Lalëzit dhe ka pasur magnitudën 4. Ky tërmet është pasuar nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5.
Diskutime rreth kësaj post