• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vuçiç vjen në Tiranë, ish-deputeti demokrat lëshon akuzat forta ndaj Ramës: Po dëmtohet Kosova

20 December, 2019
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi është shprehur se kryeministri Edi Rama po dëmton Kosovën me qëndrimin që po mban për minishengenin. Sipas Bumçit, qëndrimi i kryeministrit tonë është papërgjegjshmëri dhe kundër shqiptarëve të Kosovës, të cilët kanë konflikt me Serbinë.

“Rama dhe Vuçic kanë interesin e tyre politik dhe kjo dëmton rëndë Kosovën. Çfarë tha Rama në këtë samit dhe në të kaluarin? Kosova u vetëpërjashtua, Kosova u vetëizolua. Kështu thotë Rama, sipas tij, Kosova nuk do të bëhet pjesë e kësaj nisme shumë të mirë. Vuçiç rri në krah të Ramës dhe thotë nuk kam faj unë, unë po takohem. Kosova nuk do, e thotë Rama.

Çfarë mund t’i kërkon më presidentit të Serbisë? Kryeministri shqiptar, me qëndrimin e tij të papërgjegjshëm dëmton Kosovën. Vuçiç e di që duhet të njohë Kosovën, por ai thotë unë po rri me Ramën, jam i gatshëm të bashkëpunoj, por ata janë të vetëpërjashtuar. Këtë e bën për interesin e tij”, tha ish-deputeti i PD për “FaxNeës”.

Aldo Bumçi u shpreh se Edi Rama duhet të japë llogari se pse organizon takime të tilla në dëm të Kosovës. Sipas tij, kryeministri gjithçka po e bën për të treguar tek ndërkombëtarët se po lufton për stabilitet.

“Në Serbi Kosova nuk u ftua. Ka shumë nisma rajonale, s’ke arsye pse t’i bashkohesh. Përpara se të bënte këtë, a u ul me forcat politike të Kosovës për të diskutuar? Si mund të shkosh duke ndërmarrë një nismë pa u konsultuar me shqiptarët në Kosovë? Ti e ke Kosovën në bllok, pse nuk shkove të konsultohesh përpara? Serbia duhet të zgjidhë çështjet që i ka kusht ndaj Kosovës.

Serbia duhet të përgjigjet për njohjen e Kosovës. Nismat rajonale nuk zgjidhin problemin që ka Serbia me Kosovën. Rama po lehtëson Vuçiçin. Rama nuk mund të flasë në emër të shqiptarëve të Kosovës.

Që nga 2013 nuk ka më avancim në dialogun Kosovë-Serbi sepse Rama tha jam unë. Rama e teproi shumë duke takuar Vuçiçin saqë u detyruan të gjithë politikanët të thonin që pajtimi kalon nga Prishtina dhe jo nga Tirana. Serbia ka dashur të flasë me Tiranën dhe jo me Kosovën. Rama edhe atëherë, edhe tani po ndjek politikën e tij personale.

Me Serbinë ne jemi për bashkëpunim dhe jemi pjesë e marrëveshjeve rajonale. Është thjesht një lëvizje politike e Edi Ramës dhe e Vuçiçit. Rama e ka për interesin e tij për t’u thënë partnerëve se unë jam një faktor stabiliteti. Nëse nuk zgjidhet problemi Kosovë-Serbi, nuk mund të ketë asnjë marrëveshje rajonale. Ne duhet t’i kërkojmë llogari kryeministrit. Pse organizon takime të tilla? Vuçiç mbron interesin e vendit të tij”, u shpreh Bumçi.

Paraardhëse

“Fajin e kanë femrat”, Shpat Kasapit nuk po i ecën fare, ndahet nga e dashura në prag të fejesës

Pasardhëse

Publikohen pamjet! Rama pret me përqafime Vuçiç e Zaev (VIDEO)

Pasardhëse

Publikohen pamjet! Rama pret me përqafime Vuçiç e Zaev (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.