• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Vuçiç kërcënoi me luftë”, Majko: Kosova na ka ne, ne kemi Kosovën

13 November, 2020
në Aktualitet, Kosovë, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Pandeli Majko i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” me gazetaren Jonida Shehu komentoi përsëri deklaratën e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas Majkos deklarata e Vuçiç, i cili tha se “konflikti në Nagorno-Karabak ka treguar shembull se si është një konflikt i ngrirë dhe që kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë një katastrofë të vërtetë”, tregon frymën politike që Serbia ka, dhe është krejtësisht e papërgjegjshme.

Majko i ka quajtur “deklarata tregtarësh” qëndrimet e Serbisë dhe vetë Vuçiç, të cilët kanë deklaruar se nuk mund të pranonin Kosovën si shtet, pa marrë asgjë në këmbim.

Më tej gjatë bisedës, duke marrë si shembull “konfliktin e shuar” tashmë mes Ramës dhe Haradinajt, ish-kryeministri Majko theksoi se nuk ka përçarje mes shqiptarëve, se Kosova nuk bën dot pa Shqipërinë, dhe as Shqipëria pa Kosovën.

“Kemi të bëjmë me një shtet që nuk pranoi paketën e Ahtisarit. Shteti i Serbisë deklaron si një tregtar se “si mund të pranojmë pavarësinë pa marrë gjë në këmbim”.

Deklarata e fundit e Vuçiç në esencë është e papërgjegjshme. Në përgjithësi në Ballkan ngjarjet e rënda ndodhin kur nuk ka deklarata, dhe nuk besoj se do shkohet më tutje.

Sa i përket shqiptarëve nuk besoj se jemi të përçarë. Sherri që u konsiderua si i madh mes Haradinaj dhe Ramës u shua, s’ka më konflikt.

Duhet të jemi të sinqertë. Vuçiç me deklaratën që ka bërë nuk është se ka shpallur luftë, është një pohim i bërë në një moment delikat pasi ish-krerët e UÇK janë përpara Hagës sot, dhe tregon frymën politike që ai vend ka.

Ne nuk kemi tjetër përveç Kosovës. Kosova sot nuk është një hapësirë tokësore pa emër, është një shtet. Ata nuk kanë tjetër përveç nesh, dhe ne nuk kemi tjetër përveç tyre”, tha Majko.

Paraardhëse

Mema: Fuqitë e mëdha na ndanë, por gjaku na bashkon

Pasardhëse

Këshilltari i Presidentit të SHBA: Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një mandat të dytë të Trump

Pasardhëse

Këshilltari i Presidentit të SHBA: Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një mandat të dytë të Trump

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.