• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja e policit në Kosovë, Gazment Bardhi: Rama të heqë dorë nga deklaratat neutrale, të mbështesim popullin e Kosovës

24 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazment Bardhi, ka reaguar për situatën në veri të Kosovës ku edhe shpreh ngushëllimet për policinë e vrarë në detyrë nga forcat serbe, Afrim Bunjakun.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndjekur gjatë gjithë ditës me shumë shqetësim situatën e krijuar në veri të Kosovës. Sulmet e vazhdueshme terroriste kundër forcave të sigurisë së Kosovës, që kulmuan sot me vrasjen e një punonjësi të Policisë së Kosovës në krye të detyrës, bëjnë të domosdoshme që ti jepet fund lojës me bashkëpërgjegjësi të agresorëve dhe viktimave. Bashkëpërgjegjësia midis agresorit dhe viktimës nxit terroristët të përgatisin dhe kryejnë sulme të tilla kriminale në territorin e Kosovës. Përgjegjësia për situatën është vetëm e agresorit dhe atyre që vazhdimisht provokojnë me akte të papranueshme një shtet sovran.

Kosova e lirë dhe e pavarur është një realitet i pakthyeshëm. Serbia duhet ta pranojë këtë realitet dhe duhet të heq dorë nga çdo provokim kriminal në veri të Kosovës, duke u ulur në tryezën e dialogut pa kushte, me ndërmjetësimin e SHBA-BE.

Duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes së heroit Afrim Bunjaku, gjejmë rastin të dënojmë me forcë sulmin dhe të shprehim mbështetjen e plotë për Policinë dhe institucionet shtetërore të Kosovës, për ruajtjen e integritetit të tyre territorial dhe funksionimin e shtetit ligjor në çdo pjesë të territorit të Kosovës. Ne mbështesim të gjitha veprimet ligjore për vënien para përgjegjësisë së autorëve të sulmin dhe dënimin e tyre sipas ligjeve në fuqi.

Gjithashtu, gjejmë rastin të kërkojmë nga institucionet e shtetit shqiptar, përfshirë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, që të heqin dorë nga deklaratat, sjellja dhe roli i tyre neutral mbi situatën në veri të Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar duhet të përmbushin detyrimet e tyre kushtetuese, duke qenë plotësisht vetëm në mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe popullit të Kosovës, në bashkërendim të plotë edhe me partnerët strategjik të Kosovës e Shqipërisë”,– shkruan Bardhi.

Paraardhëse

Zgjedhjet për kryetarin e ri në Kukës, mbyllet orari zyrtar i votimit

Pasardhëse

Përfundon procesi i votimit në Kukës, nis grumbullimi i kutive

Pasardhëse

Përfundon procesi i votimit në Kukës, nis grumbullimi i kutive

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.