Ditën e sotme moti ka nisur me vranësira në të gjithë vendin. Reshjet e shiut, pritet të nisin në veri prej orëve të para të mëngjesit me intensitet të ulët e mesatar. Gradualisht, reshjet përfshijnë të gjithë vendin deri në orët e pasdites.
Në formë të lokalizuar, reshjet marrin karakter shtrëngatash. Në mbrëmje, mbeten vetëm në jug e juglindje me intensitet të ulët. Rreth orëve të mesnatës ndërpriten në të gjithë vendin.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare. Në brigjet e Jonit era merr forcë deri në 12m/sek, duke u pasuar me valëzim në dete të forcës 3 dhe 4 ballë. Deti më i trazuar në mbrëmje.
Temperaturat parashikohen në: zonat malore 6º deri 18ºC, zonat e ulëta 10º deri 22ºC, zonat bregdetare 13 º deri 23ºC.
Diskutime rreth kësaj post