• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Vota jonë humbi vlerën këto 10 vjet”, Berisha: Kemi qëllim shpëtimin e Shqipërisë

18 November, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë pasditen e sotme në Lushnjë, ku mbajti një takim me qytetarët në kuadër të turit “Opozita në Aksion’.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka mbyllur çdo shteg për demokratët, ndërsa shpoi se në 10 vite pushtet nga PS është kryer gjenocid për largimin e shqiptarëve.

“Ky takim sot ka për qëllim një besëlidhje, ka për qëllim një premtim të demokratëve të Lushnjës, për të marrë përsipër misionin e madh, shpëtimtar të Lushnjës dhe Shqipërisë. Ne vijmë sot në këtë takim pas 10 vitesh, një opozite drobitëse, pas 10 vitesh në të cilat ne demokratët kemi parë para syve tanë se si, Edi Rama shpërbëri arritjet 30 vjeçare të demokracisë.

Ne pamë, para syve në këto 10 vite se si vota jonë, vullneti ynë, humbi vlerën e vet. Ne pamë se si këto 10 vite lumenjtë e djersës, mundit të fermerëve, biznesmenëve, qytetarëve të Lushnjës, u shpërbënë, u dëmtuan.

Ne pamë se si këto 10 vite u krye një gjenocid i vërtetë në kuptimin e krijimit të kushteve për largimin nga vendi.

Ne pamë gjatë këtyre 10 viteve, se si ekonomitë e fermerëve shqiptarë u përgjysmuan, se si u adaptua një politike strikte, armiqësore. Mjafton të kujtoj këtu se në buxhetin e këtij viti, për fermerët që përbëjnë 40% të popullatës, parashikohen gjithsej 30 mln euro dhe prej atyre ju garantoj se të paktën 20 i futin në xhepa, qeveritarët dhe administratorët e tyre.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që nga themelimi i shtetit shqiptar, dhe më këtë nënkuptoj qeverinë e vendosur para Kongresit të Lushnjës, që fermerët e këtij vendi të kenë qenë më të braktisur.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që një qeveri të parashikojë për investim gjithsej 30 mln euro në të gjithë bujqësinë shqiptare.”, u shpreh Berisha.

Paraardhëse

Presidentja e KE-së: Kundër dëbimit me forcë të palestinezëve në Gaza

Pasardhëse

Scholz i bën thirrje Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina

Pasardhëse

Scholz i bën thirrje Putinit të tërheqë trupat nga Ukraina

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.