Rrëzimi i djeshëm i avionit të Ethiopian Airlines shkaktoi vdekjen e 157 personave në bord, ndërsa një grek i ka shpëtuar tragjedisë për vetëm dy minuta.
Antonis Mavropoulos ishte pjestar i një grupit të Kombeve të Bashkuara që po shkonin për në Kenia, por një vonesë e vogël e tij ka bërë që të mos e kapë avionin duke i shpëtuar kështu për një fije vdekjes.
“Më besoni, nuk kam fjetur mbrëmë gjatë gjithë natës. Kam shpëtuar për një fije, por duhet të them se atje ne humbëm shumë njerëz që i njihnim dhe kjo ndodhi në fraksion të një sekondi. Wshtë e tmerrshme ta mendosh”, tha ai për televizionin grek SKAI.
“Unë isha tranzit dhe kisha vetëm gjysmë ore kohë për të kapur këtë avion. Dikush kishte ardhur për të më orientuar në aeroport, por nuk më gjeti dhe kështu ndodhi që të mos e kap dot”, vijoi ai, ndërkohë që kishte publikuar në Facebook edhe boarding pass.
Nga tragjesia e djeshme humbën jetën 157 persona nga 30 shtete të ndryshme të botë, ndërsa shumë shtete kanë bllokuar tashmë fluturimin e Boeing 737 Max deri në gjetjen e shkaqeve të rrëzimit të tyre pasi kjo është tragjedia e dytë në pak muaj me këtë avion të ri të gjigantit amerikan. /albeu
Diskutime rreth kësaj post