• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vjosa Osmani: Serbia po ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit

14 May, 2024
në Aktualitet, Kosovë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se po e ndihmon Rusinë, në mënyrë që, sipas saj, të shpërqendrohet vëmendja nga lufta që Moska nisi më 2022 kundër Ukrainës, dhe të hapë “një front të ri kundër Perëndimit”.

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin për Demokraci të Kopenhagës, Osmani tha se demokracia në botë është në sprovë, pasi sipas saj, autokratët po sulmojnë vazhdimisht vlerat demokratike.

Ajo tha se Kosova e sheh të ardhmen e saj në familjen euroatlantike dhe nuk do të ndalet së punuari në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Por, sipas Osmanit, Serbia fqinje po përpiqet të ndihmojë presidentin rus, Vladimir Putin, që të shtyjë përpara agjendat e tij në Ballkanin Perëndimor.

“Siç e dini, Kosova kufizohet me Serbinë, vend që jo vetëm së voni, por sidomos së voni është dëshmuar të jetë dorë e zgjatur, shumë besnike e Rusisë, që përpiqet të luajë me ato lojërat e presidentit rus, Vladimir Putinit në Ballkan Perëndimor duke hapur një front të ri ndaj Perëndimit”, tha Osmani.

“Sepse ky efekti shpërndarës me të cilin Rusia do të arrinte shpërqendrimin e vëmendjes nga Ukraina, kjo do të ishte shumë e nevojshme për ta. Pra, puna që mbajmë bashkë me aleatët tanë, sepse siç e dini kemi një prani të NATO-s në Kosovë, për të siguruar që Kosova të mbetet e sigurt e stabile, është një gjë që bëjmë çdo ditë, çdo orë”, shtoi presidentja e Kosovës.

Serbia ka raporte miqësore me Rusinë dhe është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që u ka rezistuar thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që të vendosë sanksione kundër Moskës për shkak të luftës së paprovokuar ndaj Ukrainës.

Megjithatë, Serbia ka mbështetur disa rezoluta në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Gjatë samitit në Kopenhagë, Osmani tha se Kosova ka rritur bashkëpunimin me aleatët e saj për të zmbrapsur çdo qëllim “destabilizues në kufirin verior”, duke iu referuar kufirit me Serbinë.

Në këtë kontest ajo përmendi sulmin e organizuar vitin e kaluar nga një grupi të armatosur serbësh në Banjkës të Zveçanit.

“Vitin e kaluar patëm një sulm të tillë, ishte një sulm paramilitar që shkoi deri në akt të agresionit nga Serbia, por që arritëm ta kthenim mbrapshtë përkundër madhësisë së sulmit, sepse bashkëpunuam me aleatët tanë”, tha Osmani, duke mos përjashtuar mundësinë që një sulm i ngjashëm të përsëritet në të ardhmen.

Gjatë sulmit në Banjskë u vra një rreshter i Policisë së Kosovës dhe në shkëmbimet pasuese të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Pas sulmit, autoritetet në Kosovë kishin thënë se po hetonin përfshirjen e mundshme të Rusisë me sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Zyrtarët e lartë në Kosovë vazhdimisht kanë thënë se Serbia mbështet agjenda destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, disa herë ka përmendur Kosovën, kur ka justifikuar nisjen e pushtimit të Ukrainës fqinje.

Por, një krahasim të tillë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si injorancë.

Paraardhëse

“Respekti zero”, stjuardesa nxjerr zbuluar JLO: Nuk donte as ta shikonim

Pasardhëse

Protesta e opozitës/ Argita Malltezi e pranishme, nuk harron mesazhin në bluzën e saj

Pasardhëse

Protesta e opozitës/ Argita Malltezi e pranishme, nuk harron mesazhin në bluzën e saj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

Nga lajme2
18 June, 2025
0

Në vetëm 14 vite, Shqipëria nga një vend më popullsinë më të re në Europë (31.9 vjeç me 2010) u...

Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

17 June, 2025

Kërkoi lirinë, Gjykata merr vendimin për Erion Veliajn

17 June, 2025

A i mungon BBV? Danja zbulon çfarë raporti ka me Laertin: Nisim ndonjë

17 June, 2025

Dafina Zeqiri emocionon me dedikimin e ndjerë për të birin: Mezi pres të të mbaj në krah

17 June, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.