Temperaturat do jenë të larta sot dhe nesër, krahasuar me ato normalet të muajit shtator, por vjeshta e vërtetë vjen nga fundjava. Meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb, në parashikimin për javën tha se nga e mërkura e kësaj jave do ketë rënie graduale, me temperatura që në fundjavë që do të zbresin në 25-26 gradë.
“Pritet që edhe ky fillim jave sot dhe nesër të vijojnë të mbeten me temperatura të larta krahasuar me vlerat normale klimatike, me temperatura që kapin vlerat32, 33 gradë, por duke filluar nga e mërkura pritet rënie graduale e vlerave termike që do bëjë që deri të premten të ulet në 29 gradë, ndërsa fundjava do na bëjë të ndjejmë vjeshtën e vërtetë pasi pritet që vlerat termike të zbresin në 25-26 gradë”.
Por si do jetë koha? Me vranësira? Me mot të kthjellët apo me reshje shiu?
Meteorologia Bani tregon: “Sot dita ka nisur me mot të kthjellët por pasdite kemi zhvillim të vranësirave fillimisht në jug dhe gradualisht në gjithë lindjen, duke sjellë reshje të pakta shiu dhe e gjithë kjo javë pritet të mbetet me kthjellime të pakta, vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu afatshkurtra. E shtuna dhe e diela parashikohen me reshje në gjithë territorin shqiptar”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post