Hapja e transportit publik po haset me problematika që konstatohen si nga qytetarët dhe nga shoqatat e transportit publik. Kjo e fundit paralajmëron rimbylljen, pasi të ardhurat nuk justifikojnë shpenzimet.
“Me këtë numër të reduktuar pasagjerësh që ne kemi, çdo operator ka të ardhura të munguara në fund të ditës, të cilat nuk justifikojnë shpenzimet. Automatikisht kjo të çon drejt rimbylljes”, – shprehet për A2 Rixhin Qoshja, kreu i shoqatës së transportit publik.
Qytetarët ankohehen për mosrespektimin e masave të sigurisë ndërkohë punonjës të bashkisë së Tiranës kanë inspektuar në brendësi të autobusëve për vendosjen e maskës.
Diskutime rreth kësaj post