Presidenti Ilir Meta nga Vlora, në një deklaratë për mediat me gazetarët, deklaroi se banorët në fshatin Vranisht janë kërcënuar.
Meta theksoi se nuk ka ikur natën në Vranisht, por ditën.
Meta i cilësoi deklaratat e Ramës si gënjeshtra të fabrikuara nga zyra e Ramës, të cilën e quajti edhe kryeoligarkë, ndërsa shtoi se gazetarët mund të verifikojnë çdo takim që ai ka zhvilluar me banorët. Madje ai shtoi me ironi se “Pas akuzave se presidenti vjen vetëm natën, thashë pse mos shkoj ditën në Vlorë”.
“Vjen vetëm në fundjavë. Vlora e bukur edhe në ditë jave. Doja të jepja përgjigje nga Vlora, për shpifjet e Ramës. Unë vij në Vlorë edhe ditën, jo vetëm natën. Rama manipulon dhe gënjen me anë të disa mediave të blera”, – tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post