Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke e ndalur theksin tek protestat që mbërthyen vendin pas vasjes së një të riu 25-vjeçar nga policia, riorganizimi i PD dhe opozitës joparlamentare për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike dhe drejtuesve politik që do prijnë fushatën e PD në qarqe, arsyet se përse qytetarët shqiptarë duhet të ndëshkojnë Partinë Socialiste dhe t’i besojnë votën Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pozicioni i presidenti Ilir Meta dhe marrëdhëniet brenda partive të opozitës së bashkuar.
Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zonja Duma theksoi se PD është e ardhmja të cilën e presin qytetarët, ndërsa Edi Rama dhe qeveria e tij tanimë është një e kaluar e provuar, që sipas saj, ka sjellë vetëm regres, e madje ka varfëruar dhe braktisur qytetarët shqiptarë gjatë 8 viteve qeverisje.
Sa i takon procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet dhe koordinatorëve politik të Partisë Demokratike, ish-deputetja demokrate zbuloi se është në proces e sipër që po plotësohet. Sipas tij, akuzat e kryeministrit Edi Rama se pas protestave të pak ditëve më parë fshihet ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta janë diversion i pastër.
-Zonja Duma, pak ditë më parë një i ri u va nga policia, gjë që solli një reagim publik. Ndërkohë ministri i Brendshëm u dorëhoq. Keni një koment të përgjithshëm mbi vasjen e Klodian Rashës, ishte “aksident” sikundër e cilësoi qeveria, apo një vasje që bën me faj gjithë policinë e qeverinë?
Tashmë fakti i hidhur i vasjes së 25-vjeçarit është një e vërtetë e njohur për mbarë shqiptarët; vasje nga policia. Është kiminal fakti që ditët e para ngjarja jo vetëm u tentua të manipulohej dhe të fshihej, por edhe të “vriste” për herë të dytë të ndjerin Klodian Rasha, duke e profilizuar atë si një të ri problematik, të armatosur e agresiv. Policia deklaron për një armë të gjetur 200 m larg, përfytyroni çfarë janë përpjekur të bëjnë, inskenojnë armatosjen e djaloshit dhe daljen nga kimi i vasjes duke ia lënë viktimës edhe fajin edhe mëkatin. E rëndë! Mëkat! E kërkon ndëshkim. Dorëheqja e një ministri është asgjë. Shqipëria s’mund të jetë vendi ku tragjeditë zgjasin 3 ditë e harrohen.
-Për disa ditë rresht patëm protesta. Qeveria akuzon opozitën si përgjegjëse të dunës. Keni një përgjigje për këto akuza dhe a ka pasur gisht PD?
Protesta ndaj vasjes së Klodian Rashës, është ndër ato protesta që duhet të tronditë e zgjojë të gjithë qytetarët shqiptarët. Kushdo që përpiqet ta kthejë këtë si një organizim të thirrur vuan nga ankthi e frika për ta parë realitetin. Ato protesta që vijuan me ditë dhe që ndiqeshin e pasoheshin në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, përfaqësuan shoqërinë shqiptare të revoltuar, duke përfshirë opozitarët si qytetarë. Kam qenë aty personalisht. Kam parë çfarë do të thotë energji e një brezi që nuk po mundet të shpenzojë energjitë e jetës në punë, në mundësi në jetë të cilët duan të godasin muret e pengesave dhe të përdhuës. Në asnjë moment nuk do të përfitonim nga vrulli i tyre, Partia Demokratike i fiton kauzat kurrë s’ka përfituar prej tyre. E respektuam totalisht frymën spontane dhe krijim spontan të kësaj proteste.
-Si i shini ndryshimet në qeveri? Në vend të Sandër Lleshajt u emërua zoti Çuçi, ndërsa ministre Bujqësie zonja Milva Ekonomi.
Nuk mendoj që kanë vlerë emrat më. Asnjë ministër nuk përcakton asgjë personalisht. Individë klanorë që i nënrenditen në çdo nivel vetëm një individi, Edi Rama. Nuk ka qeveri ka shtojca të gjymtyrëve të tij. Kaq përfaqësojnë ministrat sot; marzhi i tyre i veprimit është vetëm të vënë fytyrën si reklamë dhe emrin si firmë. Janë shtojca e vazhdime të zgjatura të nevojave të Ramës. Aftësia e tyre e vetme është aftësia për t’u bindur e përdorur.
-Kryeministri Rama e drejtoi gishtin nga zoti Berisha e zoti Meta, ndërsa për zotin Basha tha se nuk ka lidhje me dhuën. Si i shihni këto qëndrime të tij?
Diversion i pastër. Strategji e menduar gjatë për të mos u përballur me faktet dhe kundërshtarin. Kandidati për kryeministër është Lulzim Basha, Edi Rama ndërton strategji rrëshqitjeje, pra plani i tij publik është të bëjë mjegull, “nuk është ai po ky” “nuk janë ato por ata”, këtë e vërteton vetë ai, një ditë mjegullon thotë s’jeni ju, ditën tjetër akuzon thotë pse nuk dilni hapur, e tjetrën ditë kërkon të qetësohen se ja u dorëhoq një ministër “i pafajshëm” dhe edhe një tjetër ditë thotë “kurrë nuk e heq drejtorin e policisë” . Si një pushkë që vetëshkrepet e del nga kontrolli e në tym hedh zjarr vetë.
-Nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit na ndajnë 4 muaj. A është gati PD për këto zgjedhje dhe pse duhet që qytetarët t’ua besojnë ju qeverinë?
Shqiptarët, votuesit kanë vetëm një zgjidhje, bashkë me opozitën të bëjnë qeverisjen e re. Askush nuk mund të durojë një Ram(ë)izëm të mëtejshëm. Nuk ka askush vite jete për t’i hedhur për të provuar atë që tashmë është provuar. Tashmë dihet çfarë nuk pranohet më, Edi Rama është e kaluara, e provuara, e mbyllur.
-Si po ecën organizmi i PD, a janë gati emrat e drejtuesve në qarqe dhe të kandidatëve për deputetë?
Pritet që në ditët e afërta të plotësohet korpusi i të deleguarve të Partisë Demokratike në qarqe.
-Aleatët tuaj kanë ngritur shqetësim se nuk ka ende një strategji si do të shkohet në zgjedhje. A ka një vendim nëse do të dilet me një apo me dy lista?
Ka bisedime intensive me të gjitha partitë aleate, ata kanë propozuar të gjitha variantet dhe në dijeninë time tryezat me to kanë qenë në frymë të frytshme dhe thelbësisht të respektueshme për atë çka i vlen fitores së kampit opozitar, por edhe peshës së tyre specifike elektorale. Vendimi për formulën është duke u konsoliduar.
-Si janë raportet tuaja me LSI, pasi duket sikur ka herë ngritje dhe herë ulje?
Uniteti me aleatët është i plotë dhe i konsoliduar në çdo element. Fasha që përfaqëson sot kampi opozitar nis nga qendra e majtë e kulmon tek e djathta e gjerë opozitare. Ky kamp po ashtu duhet të ruajë të gjithë përfaqësimet e tij, çdo ide dhe identitet politik i këtyre forcave do të konvergojnë me gjithë ngjyrimet identitare të tyre. Kompaktë dhe të qartë që është kampi fitues si një i tërë në zgjedhjet e 25 Prillit.
-Kohët e fundit kemi parë presidentin që është rreshtuar kundër qeverisë. A ndjehet e rrezikuar PD nga protagonizmi i tij?
Partia Demokratike është forca politike që përgjatë 30 viteve ka ditur të përbashkojë shtresa, ide dhe identitetet më të ndryshme në shoqërinë shqiptare. Është parti e protagonizmave të spikatur e individëve të spikatur dhe e gjallimit të brendshëm mes shumë diversiteteve. Presidenti Ilir Meta në gjykimin tim nuk po kërkon protagonizëm individual, por balancë institucionale. Megjithëse e kemi thënë shpesh që sot në kushtet që opozita vepron jashtë Parlamentit dhe institucioni i Presidentit të Republikës mbetet i vetmi që mund të balancojë pushtetet, kur edhe Gjykata Kushtetuese mungon, sërish nuk ka një marrje rolesh të tij tej tagrave të ligjit. Fakti që i është drejtuar disa herë Komisionit të Venecias është provë që po vepron jo i vetëm dhe për veten.
-Ju ku do ju shohim si deputete në zgjedhjet e 25 prillit?
Kjo do të bëhet e ditur kur të dalë njoftimi zyrtar nga Partia Demokratike.
Intervistoi: Rigels Seliman
Diskutime rreth kësaj post